Postuar: Janar 23, 2018 | 16:36
Zyrtare/ U ble 4 milionë lekë, talenti shkodran firmos kontratë 3 vjeçare me Partizanin
Pas mbrojtësit boshnjak, Renato Gojkoviç, klubi i Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shkodran Senad Hysenaj. Mbrojtësi firmosi një kontratë 3 vjeçare me të kuqtë dhe do të jetë pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë deri në vitin 2021.
Pas firmosjes së kontratës, Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambientet e klubit. Mbrojtësi shkodran është një produk i akademisë “Vllaznia”. 4 milionë lek të vjetra pagoi Partizani, për afrimin e Hysenajt në skuadër. Kjo pagesë përkon me taksën e formimit të futbollistit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"