ZYRTARE/ U largua nga Dinamo, Luis Kaçorri prezantohet te klubi që mori famë nga legjenda Rivaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 17:49

ZYRTARE/ U largua nga Dinamo, Luis Kaçorri prezantohet te klubi që mori famë nga legjenda Rivaldo

Luis Kaçorri ka nisur një aventurë të re larg kampionatit shqiptar. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sulmuesi është ndarë nga blutë e Dinamos dhe ka nisur një aventurë të re larg Shqipërisë.

kacorri

Sot, lojtari 26-vjeçar i cili në vendin tonë ka luajtur edhe me fanellën e Bylisit, është prezantuar në klubin e Bunjodkor, në kampionatin e Uzbekistanit. AI ka ndërprerë pas vetëm një sezoni marrëveshjen me Dinamon, duke zgjedhur të udhëtojë drejt vendit aziatik për të vazhduar karrierën e tij.

Bunjodkor ka qenë një klub i njohur në periudhën 2008-2013, ku fitoi 5 herë titullin kampion në Uzbekistan. Një periudhë e cila përkoi edhe me praninë në këtë klub të legjendës së futbollit brazilian, Rivaldo, i cili luajti aty në vitet e fundit të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"