ZYRTARE/ U largua nga Dinamo, sulmuesi 21-vjeçar prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 20:43

ZYRTARE/ U largua nga Dinamo, sulmuesi 21-vjeçar prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi kosovar, Ardit Tahiri, nuk është më pjesë e Dinamos. Futbollisti 21-vjeçar ka mbyllur zyrtarisht aventurën blu, duke dalë lojtar i lirë pas tërheqjes së dokumentacionit përkatës nga klubi kryeqytetas.

tahiri

Ai nuk ka humbur kohë, teksa ka nisur menjëherë aventurën e tij të re me skuadrën e Llapit të Podujevës. Ka qenë vetë klubi i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zyrtarizuar Tahirin si përforcimin e ri në merkato.  

Tahiri, i ardhur te 18 herë kampionët e Shqipërisë në merkaton e dimrit, ishte nën kontratë me Dinamon, por palët kanë arritur një marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit. Te blutë sulmuesi u preferua pak gjatë atyre muajve që ishte pjesë e skuadrës dhe mungesa e hapësirës duket se është arsyeja e largimit të tij. Lojtari i ardhur nga Drita shënoi një gol në barazimin 1-1 me Kukësin, ndërsa javët e fundit të kampionatit pësoi një dëmtim. Vetëm në dy ndeshje ai zbriti në fushë nga minuta e parë dhe u aktivizua në total në 7 ndeshje. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"