Zyrtare/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, ish-mesfushori i Partizanit prezantohet në Danimarkë
Ferhan Hasani do të nisë një aventurë të re në Europë dhe këtë herë në Danimarkë. Mesfushori 32-vjeçar ka arritur akordin me klubin e Helsingor që aktivizohet në Ligën e Dytë dhe ditën e sotme është prezantuar si futbollist i skuadrës së re.
Hasani e mbylli me Shkëndijën aventurën e tij pak javë më parë, duke u shprehur se ishte koha që te Shkëndija të kishte hapësira për të rinjtë, duke shtuar se do të luante në Europë. Në këtë mënyrë, ish-mesfushori që luajti edhe për Partizanin në Superiore, ka arritur të transferohet.
Hasani e njeh mirë kampionatin danez duke qenë se në vitin 2013 u transferuar te Brondbi, skuadër me të cilën luajti për 2 vite. Në 36 takime me Brondbin, ai shënonte 7 gola dhe 4 asiste.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"