ZYRTARE/ Vazhdon “eksodi” tek Erzeni, largohet edhe kapiteni: Shpresoj të ngjiteni përsëri në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 21:20

ZYRTARE/ Vazhdon “eksodi” tek Erzeni, largohet edhe kapiteni: Shpresoj të ngjiteni përsëri në Superiore

Vazhdon “eksodi” tek Erzeni, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë. Ardit Peposhi nuk do të jetë më një futbollist i Erzenit. Lajmin e jep vetë lojtari me një postim në rrjete sociale. 

peposhi

30-vjeçari u afrua te shijakasit 2 sezone më parë ku u kthye në lider të ekipit. Mbrojtësi i majtë mbajti edhe shiritin e kapitenit këtë sezon. 

Në këtë sezon që sapo lamë pas, Peposhi u aktivizua 31 ndeshje në kampionat, (2523 minuta në total), teksa regjistroi 2 asiste.  

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Erzenit. Falenderoj drejtuesit dhe tifozërinë shijakase për këto 2 vite. Uroj sa më shumë suksese ekipit në të ardhmen dhe shpresoj të ngjitet përsëri në Superiore”, shkruan Peposhi. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"