ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Finalja e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Vllaznia do të luhet në…
Sezoni futbollistik 2021-2022 në Shqipëri merr fund me fituesin e Kupës së Shqipërisë, ku në finale janë Laçi dhe Vllaznia.
Ka pasur pikëpyetje rreth vendit ku do të luhej kjo finale, por tashmë axhenda e këtij takimi është zyrtare.
Finalja Laçi-Vllaznia do të luhet më 31 maj, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Kjo ndeshje menaxhohet nga FSHF-ja, e cila pritet të nxjerrë në shitje edhe biletat.
Ky trofe vlen 50 milionë lekë, por vlera shtohet rrugës, pasi fituesi i këtij kompeticioni këtë vit kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku sido që të shkojë fati në këtë raund, 450 mijë euro i kanë të garantuar edhe po u eliminuan.
Pa dyshim Kupa ka më shumë vlerë për Vllazninë, pasi vetëm duke fituar trofeun mund të sigurojë biletën për në Ligën e Konferencës, pasi Laçi praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë si nënkampion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"