ZYRTARE/ Verdhezinjtë nuk humbasin kohë, Borusia Dortmund prezanton pasuesin e Edin Terziç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2024 | 22:20

ZYRTARE/ Verdhezinjtë nuk humbasin kohë, Borusia Dortmund prezanton pasuesin e Edin Terziç

Nuri Shahin do të jetë trajneri i ri i Borusia Dortmund.

skysports-nuri-sahin-borussia-dortmund_6515987

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi verdhezi. Ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, deri më qershor të 2027-ës.

“Është një nder i madh për mua të jem trajner i Borusia Dortmundit. Dua të falënderoj të gjithë në krye të klubit për besimin që më kanë dhënë. Mezi pres me padurim rolin tim. Nga dita e parë do të bëjmë gjithçka me shumë energji dhe pasion të madh për të arritur suksesin më të madh të mundshëm”, deklaroi turku pas firmës me klubin e Bundesligës.

Ai merr vendin e Edin Terziç i cili u largua ditën e djeshme nga Dortmundi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"