ZYRTARE/ Vora bën goditjen e radhës në merkato, nënshkruan me ish-mbrojtësin e Vllaznisë dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 18:20

ZYRTARE/ Vora bën goditjen e radhës në merkato, nënshkruan me ish-mbrojtësin e Vllaznisë dhe Partizanit

Vora nuk plotësoi dot objektivin sezonin e kaluar, duke mos arritur dot të ngjitej në Kategorinë Superiore, dhe qëndruar të paktën edhe një sezon në të Parën.

vora

Megjithatë, vorakët duan ta arrijnë këtë sezon, dhe për këtë gjë, ata janë futur fuqishëm në merkato.

dajan shehi

Blerja e tyre e radhës është një emër jo pak i njohur në kampionatin vendas. Bëhet fjalë për Dajan Shehin, ish-mbrojtësin e skuadrave si Vllaznia dhe Partizani, por që sezonin e kaluar ka luajtur te skuadra e Gjilanit në Kosovë. Klubi e ka bërë të ditur zyrtarizimin e marrëveshjes me anë të një postimi në faqet e tyre sociale në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"