ZYRTARE/ “Zgjohet” Kastrioti, klubi krutan prezanton dy afrimet e rëndësishme në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 22:56

ZYRTARE/ “Zgjohet” Kastrioti, klubi krutan prezanton dy afrimet e rëndësishme në merkato

“Zgjohet” më në fund Kastrioti. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran ka bërë me dije se ka afruar 2 futbollistë të rëndësishëm për këtë sezon të ri futbollistik.

puja krasniqi

Bëhet fjalë për mbrojtësin Gëzim Krasniqi dhe portierin Bruno Puja. Të dy këta futbollistë me mjaft eksperiencë, si në elitën e futbollit shqiptar ashtu edhe në Kategorinë e Parë.  Si Krasniqi ashtu edhe Puja, në edicionin e kaluar ishin pjesë e Bylisit të trajnerit Bellai, që siguroi ngjitjen në Superiore. 

Klubi krutan ka bërë me dije se nuk do të ndalet këtu, teksa në ditët në vijim do të ketë edhe zyrtarizime të tjera.  

PANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"