Stresi rrëfen çfarë ndodh në burgjet shqiptare: Ditë për ditë marijuanë dhe raki me kivi që e bënin vetë

Jul 23, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “72 Sen”, ku ka folur për herë të parë për kohën që ka qëndruar në burg.

Stresi ka rrëfyer se në burg ka patur të gjitha kushtet dhe se nuk i ka munguar marijuana, rakia me kivi, stërvitja me paralele dhe telefoni. Gjatë këtij rrëfimi reperi ka treguar se çfarë ndodh aktualisht në burgjet shqiptare.

stresi

“Mos me pasë vëlla marijuanë, do ishte djegur burgu. Merr flakë burgu me sektor me krejt. Vinin shefat thonin ça ke që je nervoz. I thosha vëlla, shtije vëlla, se s’rrinin çunat. Normale, ditë për ditë. Ndryshe aty, ishte keq, por ne kemi kaluar mirë”, ka zbuluar Stresi.

Ndërsa përsa i përket rakisë, ai është shprehur se e bënin vetë dhe ua sugjeron të gjithëve atyre që ndodhen në burg.

stresi

“Raki kivi, sugjeroj të gjithëve që rakinë ta bëjnë me kivi. Del më e fortë. Ushtrohesha, me parelele. Kur flisja me të shpisë, ua mbyllja shpejt se kishim gjëra për të bërë në burg. Unë kurrkushi s’jam. Jam informuar shumë mirë për reperat jashtë, se kisha telefon. Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik. Olti, Keldi, Visi, kemi jetuar si në film vëlla.”- është shprehur reperi.

Kujtojmë se reperi u arrestua në tetor të vitit 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi. Ai ka bërë 8 muaj burg ku para një muaji ai u shpall i lirë nga gjykata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura