Studimi/ Dëshironi të jetoni më gjatë? Shkoni në teatër ose muze një herë në muaj

Dec 19, 2019 | 18:47
SHPËRNDAJE

 

Mund të duket e pabesueshme, por të shkuarit një herë në muaj në teatër apo muze mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekje të parakohshme, sipas një studimi.

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër studiuan gati 7 mijë të rritur mbi moshën 50-vjeç për 12 vjet.

22364828-0-image-a-3_1576606996692

“Daily Mail” shkruan se vullnetarët që merreshin me artin çdo muaj, kishin 14% më pak të ngjarë të vdisnin parakohe. Vizitat në muze, teatër apo galeri arti,  një herë në muaj, ulin rrezikun me 13%, treguan rezultatet.

Sipas shkencëtarëve, një natë në teatër, apo një vizitë në një muze arti mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe të inkurajojë aktivitetin fizik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura