Sulmet kibernetike, hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e INSTAT! Publikojnë e-mailet e administratës

Feb 1, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Hakerat e “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Instituti të Statistikave, e cila është e paaksesueshme.

“Homeland Justice” kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.

d4ef7c00-fdf5-4e48-a812-44b9b6802245

“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.

“Pre” e sulmeve kibernetike më parë kanë rënë edhe faqja e Kuvendit të Shqipërisë, AKSHI-t dhe kompanisë celulare “OneAlbania”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura