Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Berisha: Suel Çela është dërguar jashtë vendit përmes Rinasit

Oct 3, 2017 | 13:12
SHPËRNDAJE

Një oficer policie, ka dërguar mesazh te ish-kryeministri Sali Berisha dhe thotë se i informuar nga një punonjëse e aeroportit të Rinasit, mësohet se “Suel Çela ka ikur i përcjelle nga policia që në date 18 nga Rinasi”.

Suel Çela është personi i cili dyshohet se drejtonte makinën e blinduar, me të cilën u sulmua policia në Elbasan. Çela është shpallur në kërkim policor, ndërsa nuk dihet nëse bashkë me të kishte persona të tjerë në mjetin e blinduar.

STATUSI I BERISHËS:

Çunat e krimit kane derguar jashte vendit vrasesin Suel Çela!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Pershendetje doktor jam oficer policie,nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi
Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS”

denoncimi berishes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura