Ushtria izraelite ka kryer një sulm hakmarrës në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Objektivi i sulmit besohet të ketë qenë një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretenduan se komandanti i grupit të armatosur ishte “përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams” duke iu referuar sulmit në një fushë futbolli në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli që vrau disa fëmijë të shtunën.
Izraeli ka fajësuar Hezbollahun, por grupi mohoi të jetë përgjegjës për sulmin.
Fati i komandantit të shënjestruar në sulm mbetet i panjohur, shkruan Sky News.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al