Një super aksion droge është zhvilluar në Itali, ku janë arrestuar disa persona. Sipas informacionit mësohet se ka marrë pjesë policia italiane dhe policia holandeze, të cilat kanë goditur një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e drogës nga Holanda në Itali.
Por ajo qe bie ne sy eshte fakti qe media lokale lanazione.it ne 17 nentor ka hapur gazeten me nje foto te Valentin Selajt dhe Viola Spiros. Megjithate, ne faqen online te kesaj gazete si dhe ne komunikaten e policise nuk ka informacione shtese per operacionin dhe personat e arrestuar.
Operacioni
Gjatë hetimeve të kryera nga policia në Firence dhe në Holandë, u kryen dhjetra arrestime dhe u kapën gati një ton drogë. Hetimet u koordinuan nga Administrata e Rrethit Firma Anti-Mafia dhe autoriteti gjyqësor holandez.
Operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe policia e Firences ka arrestuar shtatë persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrimit të parave.
Hetimet kanë filluar në maj 2015, dhe perfunduan me shkaterrimin e një rrjeti kriminal shqiptarët, të cilët bënin trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut. Droga mberrite ne Itali përmes Holandës dhe paratë me pas ricikloheshin.
Media italiane “La nazione”, në faqen e parë të saj ka publikuar një foto të të arrestuarit me prezantuesen Viola Spiro. Deri tani nuk dihen më shumë informacione për këtë rrjet trafikantësh, por sipas kësaj gazete shqiptari i arrestuar njihej ndryshe si “Bosi i drogës”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al