“Super “twerk”, në darkë…”- Serena Sula tregon jetën s*ksuale që do t’i ofronte të dashurit politikan: Ja kur do ta publikoj video pornografike

Feb 5, 2023 | 17:34
SHPËRNDAJE

E kemi quajtur modelen e skandaleve dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Në një intervistë dhënë për Panorama, ajo zbulon se do të vijojë të “tronditë” rrjetet sociale, teksa po përgatit për videon e saj të parë porno.

serena sula7

Nga ana tjetër, modelja na zbulon edhe reperat që e kanë ngacmuar së fundmi. Gjithnjë me surpriza dhe e papërmbajtshme për skandale, Serena nuk ngurron të flasë edhe për koleget në “showbizz”.

serena sula2

Me çfarë po merret Serena aktualisht?

Serena aktualisht po merret me këngën e tretë, dhe po mendoj që dua të bëj diçka sa të arrijë të bëjë shumë bujë. E di që do shtangni për këtë që do të them, por do marr guximin që do e bëj një pjesë nudo fare dua që të plasin portalet për inat të “haters”, dhe t’i lë zemra fansat e mi. Pastaj kemi dhe Shën Valentinin para kështu që do keni surpriza dhe atë natë gjithashtu rrini aktive.

serena sula3

Vijoni të jeni ndër personazhet më provokuese në rrjetet sociale, merrni kritika kur e ekzagjeroni?

Po normal që marr kritika, o të marr unë o kush tjetër këtu nga lloj-lloj njerëzish. Por unë jam një femër rebele dhe shumë moskokëçarëse që do të thotë se nuk ma ndjen fare po fare ama kur dua ta bëj e bëj diçka dhe nuk pendohem pasi e bëj kurrën e kurrës. Kam tipin të tillë unë dhe jam shumë krenare për deri tani për çfarë kam kaluar dhe çfarë po kaloj. Unë nuk dua t’ia di që a ekzistojnë këto njerëz që flasin vetëm negativisht kundrejt meje. E mira gjithmonë kritikohet apo jo?

serena sula4

E keni menduar maksimumin, ku mund të shkoni për hir të famës?

Maksimumi im për hir të famës e kam thënë dhe po e rithem përsëri që do beja “sex-tape”. Pa u menduar dy herë, por thjesht po gjej kohën e duhur dhe momentin e duhur që ta publikoj tek ju portalet. Ju premtoj që do të jetë një goditje shumë e fortë për në Shqipëri. Dhe nëse më lejoni dua të bëj një pyetje ekskluzive vetëm për Panoramën si thoni ju ta bëj me të huaj apo shqiptar “sextape”? (Qesh)

serena sula5

Ndërkohë a është Serena “single”?

Serena asnjëherë nuk është “single” yje. Po më mbysin fare në “inbox” njeri thotë hajde Dubai, tjetri thotë hajde në Itali dhe tani sidomos që është duke afruar edhe Shën Valentini nuk po di kë të zgjedh dhe ku të shkoj më para.

serena sula

A bëhen xheloz partnerët tuaj për skenat e forta?

Xheloz the?! Çfarë heq unë për ti pajtuar edhe njëherë pasi bëj për shembull një “live” me skena erotike apo diçka tjetër nëpër portale. Është tmerr, bëhen për të vrarë veten por i pajtoj përsëri sa të më shohin “live”.

serena sula1

Shpesh na keni treguar për personazhe publike që ju kanë ngacmuar, kush i është bashkuar listës?

Sot do e them për herë të parë vetëm për Panoramën që listës i është bashkuar një reper shumë i famshëm që tani do të habiten të gjithë për këtë që do them unë dhe këtë herë nuk është shqiptar, është italian dhe ai është Sfera Ebbasta.

serena-sula-arjon-luli-6

E ashpër je treguar edhe me femrat e “showbizz”-it, ka menduar Serena të bëj paqe me to?

Serena është një njeri që si ti sillesh ashtu edhe sillet. Po mu solle e ashpër do të kthehem 100 mijë herë më e ashpër sesa më je kthyer ti, po ma bëre padrejtësisht do ta kthej kokë për kokë, me të drejtën time pasi asnjëherë si kam hyrë në hak asnjërës dhe asnjërit përkundrazi ca më kanë bërë padrejtësi. Unë kam gjetur momentin e duhur që t’ia ktheja normale, pastaj po mu sollën me paqe normale që do i kthehem me paqe. Patjetër që e kam menduar pse jo. Në “showbizz” duhet të mbështesim njëratjetrën por mesa duket këtu nuk ndodh kjo gjë fatkeqësisht dhe prandaj i jam kthyer keq fare me ‘diss’ se nuk janë bashkëpunëtore aspak vajzat e “showbizz”-it shqiptar. Janë tmerrësisht inatçore dhe të liga me njëratjetrën. Turp!

serena-sula-arjon-luli-3

Më mirë një të dashur politikan, apo reper?

Për tipin që kam unë normale që reper pasi ecim të dy në karrierë së bashku nëpër koncerte ndihmojmë njëri-tjetrin. Por dhe politikanit si them jo aspak do shkonte me mua shumë pasi do e çlodhja do ja hiqja të gjitha energjitë negative në darkë kur te vinte me një super “twerk” nga lodhja e tepërt dhe stresi që do të kishte në punë.

serena-sula-arjon-luli-5

Mund të na i përshkruani mashkullin tuaj ideal?

Mashkulli ideal për mua është shumë i vështirë por për herë të parë tani po e krahasoj me një super aktor të huaj Evan Peters. Si ai do ishte ideali për mua.

serena sula arjon luli (1)

Gabimi më i madh që keni bërë në jetën tuaj?

Gabimi më i madh që kam bërë në jetën time është që i kam dhënë famë disa njerëzve që se meritojnë aspak.

serena sula1

Dhurata më e vlefshme që i keni bërë vetes dhe çfarë kosto ka pasur?

Dhurata më e vlefshme që i kam bërë vetes është makina “Benz” me vlerë 15 mijë euro.

serena sula serena sula arjon luli (4) serena sula arjon luli (10) serena sula arjon luli (8) serena sula arjon luli (6) serena sula arjon luli (4) serena sula arjon luli (3) arjon luli, ana lleshi, serena sula (8) serena sula5 serena sula4 serena sula2 serena sula1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura