SUPERIORE/ Gjashtë skuadra zbresin në fushë për fitore, njihuni me tre sfidat e fundit të javës së tetë

Oct 8, 2023 | 8:11
SHPËRNDAJE

“Abissnet Superiore” luan tre sfidat e fundit të javës së tetë, me gjashtë skuadra që do të kërkojnë tre pikët për objektivat e tyre.

superiore

Në orën 14:00, Laçi do të presë Skënderbeun. Skuadra e Mirel Josës do të kërkojë tre pikët e radhës pas fitores kundër Tiranës në transfertë. Nga ana tjetër korçarët gjithashtu do të duan fitoren e tretë radhazi pasi ka mundur Erzenin dhe Partizanin.

Në orën 18:00, Partizani pret në “Arenën e Demave” Kukësin. Kjo mund të jetë dhe sfida e fundit e Zoran Zekiç në krye të stolit të kuq dhe kërkon ta mbyllë me fitore. Nga ana tjetër, verilindorët kërkojnë të ruajnë formën pozitive, me tre ndeshjet e fundit pa humbje.

Po në këtë orë luhet dhe derbi midis Teutës dhe Erzenit në “Niko Dovaba”. Të dyja skuadrat ndodhen në zonë e ftohtë të tabelës dhe duan të dalin me çdo kusht nga kriza.

NDESHJET:

LAÇI – SKËNDERBEU 14:00 “LAÇI STADIUM”

PARTIZANI – KUKËSI 18:00 “ARENA E DEMAVE”

TEUTA – ERZENI 18:00 “NIKO DOVANA”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura