Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sulmi në Veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e veriut të Kosovës.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti shprehet se “në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.”
Sipas tij, pas sulmit në fjalë do të punohej për krijimin e një korridori për në Serbi, “për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”, shkruan Kurti në postimin e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alBased on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023