Deputeti Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se do të ishte vetëvrasje politike e menjëhershme nëse kryeministri, Albin Kurti pranon marrëveshje për asociacioni, cilado qoftë ajo.
Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Abazi shkruan se e kundërta, mospranimi i planik franko-gjerman do të ishte vetëvrasje politike e ngadaltë.
“Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog. Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e çfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje menjëhershme politike. Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetëvrasje politike e ngadaltë politike. Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmimi i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!”, shkruan Abazi në Facebook.
Pasditen e sotme, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al