Flamur Noka i është drejtuar me një fjalim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke i dhënë porosi që të takohen edhe me kryetarët e degëve që siç tha ai “janë mashtruar nga Basha”.
Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar, Noka kërkoi angazhim maksimal, me qëllim që protesta e 1 korrikut të jetë madhështore.
Po ashtu në fjalën e Nokës, të siguruar nga gazetari Osman Stafa ai ka thënë gjithashtu se duhet të zhvillohen takime me demokratë dhe jo demokratë që janë kundër qeverisë.
“Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore sepse jemi e vetmja parti ne Europë ku lideri yne është i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuze.
Një regjim autokratik qe te asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose te nxjerre jashtë ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone”, ka thene Noka.
Flamur Noka: Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-se ne këtë periudhë. Pika e pare e diskutimeve është bashkimi.
Drejtuesit e PD-se, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetaret e degëve te kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar ne strukture. Ne duhet te jemi te hapur dhe te shtrijmë dorën e bashkimit për demokratet si edhe jo demokratë , por qe jane kundër Qeverise.
Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve qe janë mashtruar nga pengu (Basha).
Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore sepse jemi e vetmja parti ne Europë ku lideri yne është i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuze.
Një regjim autokratik qe te asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose te nxjerre jashtë ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone.
Degët e PD-se kane grupet e punëve. Te gjithe ne terren. Ne fleteplasoje do te jene te gjitha pikat perse i ftojme qytetaret ne proteste. Do te realizohet dhe spoti i cili do te shperndahet masivisht. Sensibilizimi eshte shume i rendesishem
Kryetaret e degeve, anetaret e KK qe jane pjese e grupeve te punes te jene ne cdo rruge, takime me qytetare per t’i ftuar ata ne proteste. Ashtu sikundër vepruam ne protestën e 20 shkurtit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al