Taksa zero për pagat deri në 40 mijë lekë/ Si Rama e shiti premtimin e para një viti pjese të paketës së rezistencës sociale

Mar 17, 2022 | 19:39
SHPËRNDAJE

Taksën zero për pagat deri në 40 mijë lekë të vjetra, kryeministri Edi Rama e shet si pjesë të paketës së rezistencës sociale, por këtë gjë e ka premtuar shumë kohë para nisjes së krizës, konkretisht që në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.

rama taksa zero

Këtë premtim, kreu i qeverisë e ka bërë gjatë fushatës së vitit të kaluar, ku prezantoi programin e Partisë Socialiste.

taksa zeroo
Premtimi i Rames ne nentor 2021

“Pagat, taksat dhe biznesi”, deklaronte  kryeministri në atë kohë për vendimin i cili ishte parashikuar për në 1 janar të 2022, por më pas u shty për në korrik. “Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama.

Ndërsa tani teksa e përfshin në paketën e rezistencës sociale thotë se taksa do të hiqet duke filluar nga muaji prill.

276034604_509985300497136_5343183671837252273_n
Postimi i Rames 17 mars, Taksa zero ne paketen e rezistences sociale

“Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra”- thuhet ne paketen e rezistences sociale te prezantuar nga kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura