Këngëtari Luiz Ejlli ka nisur të qajë gjatë mbrëmjes së të dielës në shtëpinë e BBV nga mungesa e moderatores Kiara Tito.
Ai u veçua nga të gjithë banorët dhe u shtri në krevat, ku shpërtheu në lot.
Pasi ka parë trishtimin e të dashurit të saj, moderatorja reagoi një rrjetet sociale ku Luiz Ejlli shihet duke qarë.
“Të dua”, shkroi Kiara Tito, duke shoqëruar postimin me një emoji zemre.
Moderatorja u eleminua nga shtëpia e BBV gjatë spektaklit të së shtunës pasi doli në nominim me aktoren Olta Gixhari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al