Të gjithë e dinin se ishte mace, zbulohet çfarë fshihet pas Hello Kitty, personazhit të dashur për vogëlushët

Dec 8, 2022 | 9:35
SHPËRNDAJE

Gjatë fëmijërisë, të vegjëlit afeksionohen së tepërmi me personazhe të ndryshme të filmave vizatimor. Një prej tyre është edhe Hello Kitty.

kitty

Së fundmi është zbuluar se pas këtij personazhi nuk qendron realisht një mace, por një njeri, një vajzë që jeton në Angli.

Hello Kitty, për më tepër në kundërshtim me atë që besohej gjerësisht, nuk është japoneze.

Ajo është në fakt britanike dhe ka lindur në vitin 1974, sot 48-vjeçe.

kittt

Menaxherët e dyqaneve të Hello Kitty teksa përpiqen të trajnojnë punonjës të rinj, kanë folur rreth personazhit të Sanrio.

“Nëse hapni faqen pesë të manualeve, do të shihni një listë të fakteve rreth Hello Kitty,” tha një nga menaxherët.

“Hello Kitty nuk është një mace. Ajo është një personazh vizatimor. Ajo është një vajzë e vogël. Ajo është një shoqe. Por ajo nuk është një mace. Ajo kurrë nuk është paraqitur me katër këmbë. Ajo ecën dhe ulet si një krijesë me dy këmbë. Megjithatë, ajo ka një mace të sajën në shtëpi që quhet Charmmy Kitty.”

Sot ajo jeton jashtë Londrës dhe emri i saj i plotë është Kitty White, vajza e George dhe Mary White./Përgatiti Panorama

kitt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura