Të kapur për dore, Brad Pitt dhe e dashura e tij 26 vite më e vogël nuk fshihen më! Çifti bëjnë daljen e parë publike së bashku

Jul 8, 2024 | 10:43
SHPËRNDAJE

Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, kanë dalë për herë të parë publikisht së bashku. Aktori i Hollywood dhe partnerja e tij u fotografuan të kapur për dore teksa morën pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë 2024 të dielën.

brad pitt2

Fotot nga gara e Formula 1 tregojnë fituesin e Oscar teksa ecën përkrah stilistes së bizhuterive përmes turmës në Silverstone Circuit në Northamptonshire.

60-vjeçari kishte veshur një xhaketë të verdhë dhe pantallona e bluzë të bardhë,si edhe mbante në kokë një kapele.

Ndërkohë 34-vjeçarja u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë blu. Dalja publike e rrallë e çiftit, erdhi dy ditë pasi Formula 1 dhe Apple Original Films shpallën titullin e filmit të ardhshëm të Pitt, “F1”.

Në dramë, aktori luan rolin e Sonny Hayes, një shofer i F1 i cili detyrohet të tërhiqet pas një aksidenti të rëndë në vitet 1990.

Brad Pitt, Lewis  Hamilton dhe Jerry Bruckheimer janë ndër producentët e filmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura