Këtë të premte pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se tre kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit do i nënshtrohen intervistave.
Më pas pasuesi i Arben Krajës në postin e drejtuesit të SPAK do të zgjidhet mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit.
Arben Kraja drejtoi për tre vite Prokurorinë Posaçme. Ai do të vijojë të jetë anëtar i kësaj prokurorie ndërkohë që i ndalohej e drejta e rikandidimit. Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka qenë temë debati mes palëve politike përgjatë javëve të fundit.
Ditën e sotme edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim përsëriti apelin që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura në punën e tyre.
Njoftimi
Rendi i ditës
Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:
- Adnan Xholi
- Altin Dumani
- Edvin Kondili
Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërohet sektori i dokumentimit te seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen ëeb të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen Kryetari Alfred Balla
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al