Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës gjatë një konflikti mes disa personash, shoqërohet 32-vjeçari

Jul 24, 2024 | 15:54
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, gjatë një konflikti mes një grupi personash.

policia2

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit me iniciale J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Blutë kanë shoqëruar 32-vjeçarin në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërkohë që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Vau i Dejës

Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura