Është zbardhur dëshmia e 63-vjeçarit L.Masha, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë. Sipas dëshmisë të siguruar nga News24, administratori i një shkolle private, është shprehur polici se nuk ka konflikt të hapur me asnjë person.
Masha tha se autori ishte duke ecur në këmbë në momentin që ka qëlluar me armë zjarri.
63-vjeçari thotë se i riu ishte i veshur sportiv, dhe se nuk e ka njohur.
“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.
Menjëherë pas atentatit, Masha njoftoi menjëherë policinë. Uniformat blu gjetën në vendngjarje 3 plumba. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al