Detaje të reja dalin nga ngjarja në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës ku një person ka qëlluar me armë zjarri.
Raportohet se 71-vjeçari Edmond Naska është mbyllur në banesë dhe policia ka rrethuar zonën.
Pritet që personi i cili qëlloi me armë zjarri të dorëzohet dhe policia po kryen negociatat.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë forcat RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e Edmond Naskës, i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al