FOTO+EMRI/ Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së 42-vjeçarit, identifikohet autori! Policia ofron 5000 euro shpërblim për ata që japin informacion

Dec 15, 2023 | 14:12
SHPËRNDAJE

Andrea Bregasi është personi i cili dyshohet se qëlloi me armë drejt makinës së 42-vjeçarit në Don Bosko.

Andrea Bregasi

31-vjeçari raportohet se ka qëlluar gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, Andrea Bregasi, policia ofron shpërblim 5000 euro.

I riu, i cili lëvizte në këmbë ka qëlluar disa herë me armë drejt automjetit tip Benz të 42-vjeçarit rreth orës 06:50 në zonën e “Don Bosko”.

Lexoni edhe: Qëlloi me armë drejt makinës së 42-vjeçarit, zbulohen pamjet e momentit kur autori i dyshuar largohet i qetë nga vendngjarja! Ndez cigaren dhe nxjerr nga xhepi…

 

Njoftimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura