“Tempulli 3”/ U kapën në flagrancë duke shitur doza kanabisi në bregdetin e Velipojës, arrestohet i riu, procedohet “shoku” i tij

Jul 8, 2024 | 10:49
SHPËRNDAJE

 Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 3”, janë kapur në flagrancë 2 shtetas që shisnin doza kanabisi në zonën bregdetare të Velipojës.

vvvvv

Në pranga është vënë njëri prej tyre, ndërsa është proceduar penalisht tjetri.

Po ashtu është sekuestruar  lënda narkotik e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Kapen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza cannabisi në zonën bregdetare të Velipojës.

Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri.

Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura