Tenderat e dyshimtë dhe “rrugët e florinjta”- Ervin Salianji thirrje institucioneve të Drejtësisë së re: Detyrë historike të hetojë abuzimet e qeveritarëve dhe oligarkëve

Jun 26, 2022 | 23:42
SHPËRNDAJE

Ervin Salianji abuzimiDeputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas fakteve të rënda të bëra publike lidhur me kostot abuzive të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në një postim në Facebook, demokrati i ka quajtur tenderat abuziv të qeverisë si “autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh të parave për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre”.

Ervin Salianji thekson se drejtësia e re ka detyrë historike të hetojë abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin e shtetit, ndërkohë që ‘fatura’ u shkarkohet qytetarëve të cilët paguajnë më shumë taksa.

“Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre!

Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.

Drejtësia ka detyrën historike të hetojë më së pari abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin, ngarkojnë qytetarët me taksa shtesë dhe pamundësojnë jetesën në Shqipëri!

Hetimi i shpejtë i denoncimeve miliona euroshe dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente në kushtet kur përditshëm po denoncohen afera të mëdha korruptive!”, thekson Salianji.

LEXO EDHE:

Investigimi/ Fluturojnë kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë. Si u fry fatura nga 50 milionë në 108 milionë euro për 33 km. Skema e dyshimtë me 9 tendera

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura