Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Mediu shprehet autoritetet duhet të analizojnë çdo fakt për të sqaruar këtë situatë dhe t’i kërkojnë ndjesë banorëve duke i siguruar ata që kjo situatë nuk do të përsëritet.
Sipas Mediut, ata nuk mund të dhunohen në çdo lloj forme dhe këtë nuk e pranojnë as ligji dhe zakonet tona si shqiptarë.
Deklarata e plotë e Fatmir Mediut
Situata e krijuar sot me përfaqësuesit e MEK (Rezistencës Iraniane) është e papranueshme.
Shteti shqiptar me kërkesën e autoriteteve më të larta të SHBA u krijoj atyre mundësinë për tu strehuar në Manëz.
Politika shqiptare ka qenë konsensuale në mbështetjen e tyre
liderë të SHBA si zv Presidenti Pens, Sek shtetit Pompeo, Sekretarja Hillary Klinton, Sekretari Kerry, Gjenerali Jones, ushtarakë të lartë, shumë senatorë dhe kongresmenë dhe liderë botëror kanë vizituar dhe mbështetur rezistencën Iraniane dhe vlerësuar mikëpritjen shqiptare.
Pa dashur të vlerësoj aspektet teknike është e papranueshme përplasja me banorët e kampit Ashraf në Manzë, ndërkohë që cdo gjë mund të procedohej simbas ligjit.
Autoritetet duhet të analizojnë cdo fakt për të sqaruar këtë situatë, kërkojnë ndjesë banorëve të kampit Ashraf dhe ti sigurojë ata se kjo situatë nuk do përsëritet.
Ata janë strehuar në territorin shqiptar në bazë të ligjeve dhe duhet të trajtohen si mysafirë në shtëpinë tonë duke zbatuar ligjet tona, por kurrsesi nuk mund të dhunohen në cdo lloj forme. As ligji as zakonet tona si shqiptarë se pranojnë këtë.
Kjo përplasje vjen kundër vlerave dhe imazhit të Shqipërisë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al