Video/ Tensionohet situata në tubimin para Bashkisë, i vihet flaka gomave të makinave! Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve

Jun 28, 2024 | 11:58
SHPËRNDAJE

Është tensionuar situata në tubimin e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës shtetërore.

Flaka iu vendos gomave nga një person me kapuç të zi në kokë, i cili i spërkati me benzinë.

Ky moment është shoqëruar me tensione mes protestueve dhe efektivëve të policisë, të cilët këtë herë nuk kanë vendosur gardh metalik për të mos lejuar demostruesit të afrohen.

Efektivët kanë hedhur ujë për të shuar zjarrin, por janë hasur me kundërshtinë e protestuesve.

bashkia tirane2 bashkia tirane3 bashkia tirane4 bashkia tirane5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura