Avokati i Ilir Beqajt është prononcuar për mediat, pasi Gjyakate Posaçme vendosi të linte në burg ish-ministrin e Shëndetësisë.
Ermal Yzeiraj është shprehur se është një tentativë për t’i denigruar figurën, ndëra shtoi se SPAK nuk do që klienti i tij të mbrohet nga akuza për koncesionin e sterilizimit.
“Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet.
Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe deklarimin e tij në Kuvend. Për mendimin tonë, është pikërisht SPAK, sepse e kanë personale, pasi me këtë kanë nisur punën dhe aktivitetin e SPAK, me kallëzime ndaj Beqajt.
Dështimi me çështjet kryesore si sterilizimi dhe check up, për akuzën është shumë domethënës”, tha përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit Beqaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al