Tentoi t’i grabiste makinën një të moshuara dhe e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm 18-vjeçari. Letra e të riut: Kam bërë gabimin më të madh të jetës

Jan 14, 2024 | 18:07
SHPËRNDAJE

Një 18-vjeçar, John Honore është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e një 73-vjeçare të quajtur Linda Frickey.

lediona-1-1-770x433

Në mars të vitit 2022, Linda Frickey po ngarkonte makinën e saj jashtë një biznesi në lagjen Mid-City të New Orleans kur ajo u grabit me makinë nga katër adoleshentë. Ajo u tërhoq zvarrë një bllok poshtë rrugës ku ndodhej.

Mediat e huaja asokohe raportonin se nga dhunimi që i bënë, 73-vjeçarja pësoi një çarje të aortës, frakturë të klavikulës, brinjëve dhe vertebrave, dhe për pasojë ndërroi jetë në mes të rrugës, lakuriq.

I riu u shpall fajtor për vrasjen e të modhuarës, ndërsa në një letër drejtuar familjes thoshte se ka bërë gabimin më të madh të jetës

“Jam John dhe më vjen shumë keq dhe kërkoj falje që ju duhet të kaloni atë që po kaloni, asnjë familje nuk duhet ta kalojë këtë lloj lëndimi. Atë ditë bëra gabimin më të madh të jetës sime. Mendoj për atë që ju dhe familja mund të kaloni çdo ditë. Kam dashur t’ju shkruaj të gjithëve një letër për një kohë të gjatë, por nuk dija çfarë të them dhe ende nuk di çfarë të them. Unë thjesht dua që ju ta dini sinqerisht se më vjen keq dhe e di që fjalët nuk mund të ndryshojnë mënyrën se si ndiheni, por dua që ju të dini se unë jam i vetëdijshëm se sa serioze është kjo dhe po përpiqem të ndryshoj”, shkruante adoleshenti.

Ndërsa Honore pranoi vrasjen, tre vajzat të cilat ishin të përfshija u akuzuan për tentativë për vrasje dhe do të vuajnë vetëm 15 vjet burg pas pranimit të fajësisë.

Sipas mediave të huaja, Honore mund të ketë një shans për lirim me kusht në 25 vjet, sepse ai ishte 17 vjeç, pra i mitur, kur vrau Frickey.

yu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura