Tentoi t’i shpëtonte flakëve që përfshinë banesën, bie nga kati i katërt gruaja në Korçë. Ja si është gjendja e saj

Jul 4, 2024 | 14:47
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë mesditën e sotme në një banesë në afërsi të shkollës Raqi Qirinxhi, në lagjen numër 18.

korce gruaja bie nga kati i katert

Mësohet se në banesën në fjalë ka rënë zjarr, e për pasojë një grua që ndodhej brenda ka tentuar të largohet dhe ka rënë nga ballkoni i katit të 4-rt.

Sipas dëshmitareve në vendngjarje gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është mbajtur tek kondicioneri, por është rrëzuar.

korce

Mësohet se ajo është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa thuhet se ndodhej e vetme në banesë.

Aktualisht vendngjarje ndodhet policia, e cila po merret me verifikimin e ngjarjes.

korce gruaja bie nga kati i katert1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura