Tentuan të dilnin nga Shqipëria me kanabis me vete, vihen në pranga një shtetas maqedonas dhe një kosovar

Jul 11, 2024 | 10:20
SHPËRNDAJE

Dy shtetas, një maqedonas dhe një kosovar janë vënë në pranga pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria me doza kanabisi me vete.

450372866_871083925056954_4019554257680667410_n

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin me të cilin po lëviznin shtetasit dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 1 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.

Sekuestrohen sasitë e lëndës narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një celular.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit:

  1. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza;
  2. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura