Tërhiqet Qeveria, nuk ka ndërtime të reja në Hyrjen e Liqenit

Oct 15, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Qeveria tërhiqet nga ideja e saj për të ndërtuar sërish te Liqeni Artificial. Pak ditë pas zgjedhjeve lokale Ekzekutivi hapi konkursin dhe disa studio prezantuan projektet e tyre për ndërtimin e Hyrjes së Liqenit, që në fakt parashikonin disa ndërtime të tjera në atë zonë.

, vija ndarëse paraqet pjesën ku sot gjenden 14 ndërtesat e Gardës së Republikës, e cila shndërrohet plotësisht në pjesë të Parkut të Liqenit.
, vija ndarëse paraqet pjesën ku sot gjenden 14 ndërtesat e Gardës së Republikës, e cila shndërrohet plotësisht në pjesë të Parkut të Liqenit.

Pas prezantimit të projekteve, të shumta ishin reagimet e qytetarëve, kryesisht në rrjetet sociale.

Pak ditë pas këtij prezantimi Qeveria bëri të ditur se do të shtyjë për në shtator përzgjedhjen e fituesit.

Por në një dalje të sotme zv.kryeministri Niko Peleshi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj bënë të ditur se përmes një masterplani të ri, parashikohet rritja e sipërfaqes së blertë në zonën e Liqenit dhe prishjen e 13 godinave ekzistuese.

“Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa.  Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë.  Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se në zonat që janë liruar në Parkun e Liqenit do të nisin investimet si dhe do të ketë një përkujdesje nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, theksoi se hartimi i masterplanit të parë dhe konkursi i hyrjes së Parkut vendosin për herë të parë zonën e gjelbër dhe zonën e ndërtuar.  “Përmes dy planeve sipërfaqja e gjelbër e Liqenit shtohet me rreth 50 hektarë. Është një përgjigje ndaj shqetësimit qytetar. Sipërfaqja e Gardës i rikthehet qytetarëve. Shërbimet publike kryesore do të integrohen më pranë dhe për të qenë më transparente. Bashkia e Tiranës është sot këtu për të treguar vullnetin e saj”, tha Peleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura