Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në disa zona. Ja sa ishe magnituda

Jul 24, 2024 | 6:32
SHPËRNDAJE

Një tërmet i fortë ka tronditur vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (24 korrik).

Screenshot_20240724_063228

Raportohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallë rihter.

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik 48 kilometër nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi dhe ka pasur një thellësi 6.5 km.

Tërmeti është ndjerë dhe në zona të tjera si Lezhë, Laç apo Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat afër epiqendrës ku edhe lëkundjet janë ndjerë më shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura