Tërmeti vdekjeprurës në Turqi ishte parashikuar, çfarë shkruante eksperti holandez tre ditë më parë

Feb 6, 2023 | 19:42
SHPËRNDAJE

Më 3 shkurt eksperti i tërmeteve Frank Hoogerbeets kishte postuar në Twitter dhe kishte parashikuar një tërmet të fuqishëm 7.5 ballë Rihter në zonën kufitare Turqi – Siri.

termeti ne turqi

“Herët apo vonë do të ketë në këtë zonë (jugore-qendrore të Turqisë, Jordani, Siri dhe Liban) një tërmet të fuqishëm 7.5 ballë Rihter”, kishte parashikuar Hoogerbeets.

Hoogerbeets punon për Organizatën (SSGS) në Holandë. Ata mundohen të parashikojnë aktivitete të mëdha sizmike.

Të hënën Hoogerbeets në një postim në Tëitter kishte paralajmëruar.

“Kujdes nga aktivitete të forta sizmike në pjesën qendrore të Turqisë dhe në rajonit në afërsi. Pastërmetet pas tërmetit të fuqishëm zgjasin edhe një kohë”, ka shkruar Hoogerbeets.

Tërmeti 7.8 ballë Rihter goditi Gaziantepin në mëngjesin e të hënës. Mbi 2500 viktima janë regjistruar në Turqi e Siri.

eksperti holandez per termetet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura