Tetë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: Zbatimi i saj është i pakthyeshëm! Përpjekje e vështirë dhe e guximshme, do vazhdojmë ta mbështesim

Jul 22, 2024 | 19:28
SHPËRNDAJE

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka kujtuar 8-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kjo reformë nuk ka qenë e lehtë, ndërsa thekson se zbatimi i saj është i pakthyeshëm.

ambasada-shba-tirane

Ambasada shprehet krenare që kanë qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Po ashtu në reagim theksohet se ambasada do vazhdojë të qëndrojë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, “teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”.

“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura