Inxhinieri Bekim Selmani, diploma e të cilit thuhet se u keqpërdor nga kompania “Alko-Impex” e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i cli ka fituar tenderat publikë, ka reaguar ne nje deklarate per mediat, duke thene se i eshte keqperdorur diploma dhe te dhenat personale, madje paralajmeron se per kete do të njoftohen organet përkatëse.
REAGIMI
“Komunikat për media
Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më eshte keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijenine time. Për përdorimin e diplomës time, keqperdorimin e të dhënave personale, dhe keqperdorim të dhënave personale në faksifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse. Dua të theksoj se unë qe 4 vite jetoj dhe punoj jashte Kosoves dhe te gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijenin time.
Me respektë Bekim Selmani”
Dokumente false/ Si u zbulua mashtrimi, nipi i deputetit të PS fitoi 13,4 miliardë lekë tendera
“Alko-Impex General Construcion SHPK”, kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Ky fakt është zbuluar nga Bashkia e qytetit të Elbasanit ku kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”.
Kompania “Alko-Impex” i ka fituar tenderat duke paraqitur diplomë false të inxhinierit të mjedisit, shtetasin kosovar Bekim Selmani. Sipas dokumentacionit të depozituar në tenderat e viteve të fundit, kjo firmë ka paraqitur shtetasin Bekim Selmani si “Inxhinieri Mjedisi”, i diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë në vitin 2008.
Pasi kjo firmë ka fituar tenderin në qytetin e Elbasanit, bashkia e këtij qyteti ka kërkuar verifikimin e dokumentacionit pranë Universitetit të Prishtinës. SHKRESA Nga shkresa zyrtare e Universitetit të Prishtinës, theksohet se Bekim Selmani nuk ka diplomë në “Inxhinieri Mjedisi”, por në “Inxhinieri Konstruktive”. Madje, Universiteti i Prishtinës nuk e ka si program në departamentet e saj “Inxhinierinë e Mjedisit”. Në katër programet e saj, Universiteti i Prishtinës ofron program studimesh në profilin “Konstruktiv”, “Hidroteknikë” , “Gjeodezi” dhe “Infrastrukturë Rrugore”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al