Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë

Apr 16, 2014 | 18:35
SHPËRNDAJE

Themelimi i Dhomës Kombëtare të Tregtisë

KUKES- Është themeluar në qytetin e Kukësit Dhoma Kombëtare e Tregtisë. Pas një mbledhje solemne të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Kukës, në përkujtim të  eksodit të vitit 1999, nga përfaqësues të biznesit nga të dy anët e kufiritm, nëprani të dy kryeministrave është themeluar Dhoma Kombëtare e Tregtisë.

“Një ngjarje e shënuar në një ditë të shënuar: Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë, ide e re për një realitet të ri”- shkruan Rama në Twitter.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama paralajmëroi themelimin e kësaj Dhome, duke thënë se nëse FIFA na e ndalon krijimin e një kombëtareje, kombëtaren e sipërmarrjes nuk na ndalon askush ta bëjmë.

“Siç e thashë në takimin e bërë në Kosovë me sipërmarrësit, mirë Kombëtaren e Futbollit na pengon FIFA, po kombëtaren e sipërmarrjes kush na pengon ta bëjmë? Kush na ka penguar gjithë këto vite? Na ka penguar vetëm vështrimi shumë i ngushtë i yni, në raport me sipërmarrësit dhe sipërmarrjes. Dhe unë jam shumë  krenar, që pas pak muajsh do të kemi mundësinë që të çelim dyert e një sipërmarrjeje të Kosovës dhe falë një sipërmarrësi që gëzon admirimin tim të madh, si Ramiz Kelmendi, për të transformuar kështu, hap pas hapi, infrastrukturën e grumbullimit dhe infrastrukturën e shpërndarjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore shqiptare.I falenderoj pa masë, të gjithë sipërmarrësit që janë këtu, të pranishëm dhe pa as më të voglin dyshim bie dakord me Behxhet Pacollin, që, mirë, tatimin e dyfishtë e hoqëm, duhej të ishte hequr shumë më parë, por tani duhet të heqim doganën e dyfishtë.”- u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura