Thirrja e Vlahutin: Kërkoni edhe në Google për kandidatët para se të votoni

May 22, 2015 | 18:07
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin i ka bërë apel të rinjve që të njihen mire me kandidatet ne zgjedhjet e 21 Qershorit, perpara se te hedhin voten. Apeli vjen ne nje kohe kur nderkombetaret jane angazhuar me deklarata publike ku i kane bere apel partive politike qe te heqin nga listat e tyre kandidatet me te shkuar kriminale.

 “Kjo është zgjedhja jua dhe liria juaj për të votuar në mënyrë individuale, pa u ndikuar nga familja. Ju lutem të denonconi çdo rast që vëreni se po ju manipulojnë apo tentojnë tu blejnë votën. Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj. Ndaj do ju kërkoja të njiheni më mirë për ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në Google për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin
 Këto deklarata, Vlahutin i beri sot në gjimnazin “Arben Broci” ku u zhvillua faza e fundit e programit “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”, me qëllim informimin e rreth 140 mijë të rinjve që fitojnë këtë vit të drejtën e votimit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura