“Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”, zbardhet dëshmia e autorit që vrau mikun në Gjirokastër: Më shau, e qëllova pas…

Aug 6, 2020 | 10:29
SHPËRNDAJE

mihal thimjo gjirokaster vrasja

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.

33-vjeçari u arrestuar pas gjashtë orë kërkimesh, i dyshuari kryesor për krimin tronditës që ndodhi një ditë më parë.

Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Gazetarja e Panorama, e cila ka zbardhur pjesë nga dëshmia e autorit të dyshuar në Polici, thotë se mes Thimjos dhe viktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.

Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.

Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.

Panorama mëson se autori dhe viktima kanë qenë ortak prej vitesh, punonin bashkë.

LEXO EDHE

Gjashtë orë kërkime, si u kap 33-vjeçari që vrau mikun në Gjirokastër. Edhe vetë i plagosur, Policia: Rrobat ia gjetëm në…

“Alo, Gëzimin e kanë vrarë”/ Krimi tronditës në Gjirokastër, kapet pas disa orësh autori i dyshuar, nga dreka tek telefonata e fundit, ç’ndodhi mes tyre

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura