Janë publikuar pamjet kur Xhemal Loka ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij të ndjerë, Bedrie Loka, e cila vrau veten duke u helmuar me fotoksinë.
Në këtë video të siguruar nga Gazeta Panorama Online duket momenti kur mes çiftit zhvillohet një debat i ashpër.
“T’i q.. robt, ti shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie”, dëgjohet ti thotë Xhemal Loka gruas së tij.
Në video Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet nënës.
Nderkohe djali i vogël i çiftit, i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.
“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti” ka thënë ai për prokurorinë.
Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën. Për 45-vjeçarin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al