Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mjedisin që na rrethon ka qenë motoja e datës 2 qershor për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në kuadër edhe të Ditës Botërore për Mjedisin. Një zgjidhje sa origjinale, aq edhe iunteresanta ka gjetur TIA për të kontribuauar në përmirësimin e kushteve të mjedisit në zonat përreth aeroportit. Rreth 25 mësues nga shkollat e Rinasit, Ahmetaqit, Tapizës, Qerekës dhe Bërxullës, me mbështetjen e trajnerëve profesionalë, u është dhënë informacion i plotë mbi edukimin mjedisor si dhe u janë shpërndarë materiale me letër të ricikluar, si libra për mësuesit dhe fletore për nxënësit. Këtyre të fundit u është rezervuar edhe një vizitë në Rinas për të parë procesin e riciklimit që kryhet nga kompania, në ndihmë të një mjedisi sa më të pastër. “Promovimi i edukimit mjedisor, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik, si dhe promovimi i veprimtarive në lidhje me mjedisin, janë përparësi për ne. Kompania është e angazhuar në një rritje të qëndrueshme, si dhe në vendosjen e një ekuilibri midis minimizimit të ndikimit në mjedis dhe sigurimit të përfitimeve ekonomike dhe sociale të lidhura me rolin e aeroportit në ekonominë lokale dhe rajonale”, tha Andrea Gebbeken, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al