Tiago Mota i zhgënjyer pas humbjes në debutim me Juventusin: Duhet të bëjmë më mirë, jo vetëm në rezultate

Jul 27, 2024 | 10:24
SHPËRNDAJE

I zhgënjyer për rezultatin në një debutim që do ta kishte dashur ndryshe, por Tiago Mota nuk jep justifikime për humbjen e Juventusit në miqësoren kundër Nurembergut.

mota

Lidhur me paraqitjen e djeshme, trajneri bardhezi deklaroi: “Nuk mundëm të futeshim në lojë, ta kontrollonim lojën. Në fillim të pjesës së dytë shkoi shumë më mirë. Merituam edhe golin e barazimit që për mendimin tim mund ta ndryshonte ndeshjen.

Por nuk është alibi, mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më mirë, por në përgjithësi, përtej rezultatit. Mund ta kishim mbajtur diçka më tepër topin për t’u organizuar dhe gjithashtu ta lodhim kundërshtarin përpara se të gjenim hapësirën për kundërsulme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura