Tirana e ‘veshur’ me të kuqe për Shën Valentin! Dita e të dashuruarve mposht motin e ftohtë

Feb 14, 2023 | 15:05
SHPËRNDAJE

Tirana u “vesh” me të kuqe në ditën e dashurisë. Qytetarët duket se kanë menduar për te dedikuar diçka speciale për Shën Valentin, e kjo reflektohet tek mesazhet dhe dhuratat.

Rrugët e Tiranës janë mbushur me dedikime të ëmbla ku mbizotëron e kuqja. E nga ana tjetër, çiftet rendin me lule të kuqe në dorë, si një ditë e veçantë për të shprehur ndjenjat.

Shume çifte kane zgjedhur ta festojnë këtë dite duke bërë shëtitje. Me lule në dorë dhe të gëzuar ata i kanë shprehur dashurinë njeri-tjetrit.

Një tjetër panoramë shfaqet në dyqanet e luleve, ku në këtë ditë të veçantë edhe puna është më e madhe.

Qytetarët u janë drejtuar këtyre ambienteve duke blerë buqeta, për t’ia dhuruar personit të zemrës. Në këtë ditë ka rekorde në blerjen dhe shkëmbimin e dhuratave midis të dashuruarve.

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak. Shën Valentini festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura