E ardhmja e Kristal Abazjat pritet të jetë në elitën e kampionatit turk. Së fundmi Abazaj është parë nën shoqërinë e Ahmet Kose, i cili sipas mediave turke pritet të marrë në pronësinë e tij, klubin e Superligës turke, Jeni Malatiaspor.
Pikërisht edhe e ardhmja e Abazajt pritet të jetë te ky klubi, ku mund të afrohet në huazim nga skuadra e Anderlehtit.
Abazaj kishte marrë edhe ofertë nga Tirana, por duket se një marrëveshje nuk u arrit dhe tashmë e ardhmja e sulmuesit duket se do të jetë në Turqi te Jeni Malatiaspor.
Ditët e fundit u përfol se Abazaj kishte akord me skuadrën e Ankaraspor, por e vërteta është ndryshe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al